LAJMI I FUNDIT:

Xavi shprehet se Frenkie De Jong është lojtar i nënvlerësuar

Xavi shprehet se Frenkie De Jong është lojtar i nënvlerësuar

Xavi beson se Frenkie De Jong është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë dhe ndër lojtarët më të mirë tek Barcelona, por performancat e tij nuk marrin merita të mjaftueshme.

Barcelona fitoi La Liga sezonin e kaluar me një diferencë prej 10 pikësh ndaj rivalëve të Real Madridit. Mesfushori holandez u paraqit në 43 ndeshje  për gjigantët spanjollë sezonin e kaluar, por Xavi beson se ai dhe bashkëlojtarët e tij në shumë rastë nuk marrin meritat që iu takojnë.


Ai tha se të jesh një lojtar i Barcelonës duhet të jesh shumë i fortë mentalisht.

“Këtu tek Barcelona nësë një lojtar meriton notën tetë, ata i japin një gashtë. Nëse ai është një dhjetë, ata i japin një tetë. Një lojtar i Barcelonës duhet të jetë shumë i fortë mentalisht. Ne mundohemi të ju dhurojmë vetëbesim. Frenkie është një ndër mesfushorët më të mirë në botë”, ka thënë Xavi në një intervistë per “Eldesmaruqe”.

Xavi Hernandez harton një plan për të zëvendësuar Lewandowskin
Lexo po ashtu Xavi Hernandez harton një plan për të zëvendësuar Lewandowskin

De Jong iu bashkua Barcelonës nga Ajaxi në vitin 2019 për shumën e 79 milionë eurove. Që nga ajo kohë ai është paraqitur në 190 ndeshje për klubin, duke shënuar 16 gola në këtë periudhë.

26-vjeçari i cili ka qenë për një kohë të gjatë objektiv i Manchester United ka dëshmuar të jetë një blerje e qëlluar për katalanasit në këto vitet e fundit dhe Xavi i cili mori drejtimin e Barcelonës në vitin 2021, mendon se ai duhet të vlerësohet më shumë.

Sfida e radhës për De Jong dhe bashkëlojtarët e tij është ajo ndaj Granadas të cilën do ta luajnë këtë të diel në udhëtim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori