LAJMI I FUNDIT:

Xavi dëshiron që Barcelona të nënshkruajë me një qendërsulmues dhe një sulmues anësor

Xavi dëshiron që Barcelona të nënshkruajë me një qendërsulmues dhe një sulmues anësor

Trajneri Xavi Hernandez dëshiron që Barcelona të sjellë një sulmues qendre dhe një sulmues anësor para përfundimit të afatit kalimtar të janarit.

42-vjeçari, i cili do të kënaqej me vetëm një fytyrë të re në secilën prej këtyre pozicioneve – ka komunikuar kërkesën e tij në departamentin teknik të klubit dhe do të shpresojë që drejtuesit të kryejnë punën në pak kohë që ka mbetur nga mbyllja e afatit kalimtar.

Dani Alves dhe Ferran Torres kanë mbërritur tashmë këtë muaj, por Xavi është ende i shqetësuar për pjesën e sulmit duke pasur parasysh lëndimet dhe mungesën e golave nga sulmuesit e tij ekzistues.

Xavi gjithashtu kishte dashur të forcohej në krahët e mbrojtjes, por tani për tani kjo do të ishte një shtesë e këndshme.

Xavi në kërkim të treshes titullare të sulmit, 12 treshe të ndryshme nga 13 ndeshje
Lexo po ashtu Xavi në kërkim të treshes titullare të sulmit, 12 treshe të ndryshme nga 13 ndeshje

Si gjithmonë këto ditë në Barcelonë, hapësira e nevojshme do të duhej të bëhej në faturën e pagave të klubit përpara se ndonjë ardhje e re të vijë në skuadër.

Nuk ka dyshim se Blaugranët po shënojnë më pak se në sezonet e mëparshme, me numrin e sezonit të kaluar në të njëjtën pikë të La Ligas që ishte 12 gola më shumë se këtë sezon.

Sigurisht që ka arsye përse, njëra është çështja e largimit të Lionel Messit.

Edhe përveç largimit veror të argjentinasit në Paris Saint-Germain, pensionimi i detyruar i Sergio Agueros dhe lëndimet e Martin Braithëaite, Memphis Depay dhe Ousmane Dembele nuk kanë ndihmuar.

Mateu Alemany dhe pjesa tjetër e hierarkisë së klubit janë të vendosur për të ndihmuar Xavin në përpjekjet e tij për rekrutim dhe duan të adresojnë boshllëqet si për qendërsulmuesin ashtu edhe sulmuesin e krahut nëse munden, por ata janë të vetëdijshëm se gjendja e tregut dhe kufizimet e tyre financiare e vështirësojnë kërkesën për të përfunduar objektivat e tyre në vetëm disa ditë.

Objektivat e transferimit të Barcelonës

Alvaro Morata është njëri dhe fakti që ai dëshiron të vijë në Barcelonë funksionon për të gjithë – por asgjë nuk është rënë ende dakord.

Adama Traore është lidhur me plotësimin e krahut të sulmit, por sërish asgjë konkrete nuk është diskutuar mes katalanasve dhe Wolverhamtonit.

Adama Trarore i gatshëm të rikthehet te Barcelona
Lexo po ashtu Adama Trarore i gatshëm të rikthehet te Barcelona

Për sa i përket përforcimit të mbrojtjes me prioritet më të ulët, Nicolas Tagliafico do të ishte opsioni i parë i klubit.

Alex Grimaldo – aktualisht në Benfica, por një ish- lojtar i Barcelonës B – është gjithashtu në listë nëse ka vend në buxhet, pas kapjes së objektivave sulmues.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori