LAJMI I FUNDIT:

Xavi në kërkim të treshes titullare të sulmit, 12 treshe të ndryshme nga 13 ndeshje

Xavi në kërkim të treshes titullare të sulmit, 12 treshe të ndryshme nga 13 ndeshje

Gjërat ende nuk kanë ndikuar pozitivisht për Xavi Hernandez që kur ai u kthye në Barcelonë si trajner kryesor, pasi mungojnë rezultatet dhe as stili i lojës nuk po arrin të realizohet.

Është e qartë se ka pasur dhe ka ende shumë punë për të bërë me këtë skuadër, dhe Xavi është përpjekur të gjejë formulën e përkryer në Camp Nou.


Një dhimbje koke e tij më e madhe në përzgjedhje ka ardhur në fazën e sulmit, me lëndime, çështje burokratike dhe disa paraqitje të dobëta nga lojtarët e tij duke i bërë gjërat të vështira për legjendën e klubit.

Xavi thotë se Barcelona nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë të besojë në projektin e tyre
Lexo po ashtu Xavi thotë se Barcelona nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë të besojë në projektin e tyre

Xavi ka qenë në krye për dy muaj tani, por ende nuk e ka gjetur treshen e tij më të mirë në sulm, pasi ka renditur 12 treshe të ndryshëm në sulm nga 13 ndeshje.

Që nga dita e parë ai donte të sillte përforcime në zonat sulmuese, me ardhjen e Ferran Torres nga Manchester City që ishte përfshirja më e fundit në grup, por ende nuk duket të jetë e mjaftueshme.

Lëndimet kanë qenë çështja kryesore dhe rikthimi i Ansu Fatit në skuadër u pa si një nxitje masive, por i riu pësoi një dëmtim tjetër në muskul në humbjen e së enjtes në Copa del Rey ndaj Athletic Bilabos.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Ousmane Dembele ka refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje me klubin, duke bërë që atij t’i thuhet se nuk do të veshë më fanellën. Megjithatë, ky vendim mund të anulohet nëse francezi nuk lëviz në janar.

Xavi mund të provojë një tjetër kombinim në krye

Treshja e parë e Barcelonës për t’u përballur me Alavesin të dielën mbrëma është ende e pasigurt, me Ferran Torres të vetmin që duket pothuajse i sigurt se do të startojë pas golit të tij fantastik kundër Bilbaos, dhe Xavi shpreson që ish-lojtari i Manchester City të bëhet kërcënimi i tij kryesor në të treshen e sulmit.

Xavi do të përforcohet nga rikthimi i Martin Braithwaite dhe Luuk de Jong. Holandezi ka qenë në formë të mirë kohët e fundit dhe mund të ofrojë një opsion të mirë, ndërsa Braithwaite mund të has në vështirësi pas një periudhe të gjatë lëndimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori