LAJMI I FUNDIT:

Will Smith befason të gjithë, së pari vendos flamurin e Kosovës, më pas atë shqiptar pranë emrit të Erës në promovim të himnit të Botërorit

Will Smith befason të gjithë, së pari vendos flamurin e Kosovës, më pas atë shqiptar pranë emrit të Erës në promovim të himnit të Botërorit

Aktori dhe këngëtari amerikan, Will Smith, në promovimin e këngës së re që është himn i kampionatit botëror në futboll, Rusia 2018, ka befasuar të gjithë me një veprim të pazakontë.

Në fillim me të promovuar projektin, Smith përkrah emrit të Era Istrefit ka vendosur flamurin shtetëror të Kosovës.


Megjithatë, pak momente më vonë Smith në faqen e tij zyrtare në Facebook shihet se si ka ndryshur postimin, duke zëvëndësuar flamurin shtetëror të Kosovës me flamurin e kombëtar shqiptar.

Një veprim i tillë ka nxitur shumë komente në rrjetet sociale mbi atë nëse Smith është vërtet i vetdishëm për prejardhjen e Era Istrefit.

Ky hap i Smith mund të vij edhe për shkak se Era Istrefi në janar të vitit 2017 ishte pajisur me pasaportë shqiptare.

Duket se Era Istrefi në angazhimet e saj ndërkombëtare paraqitet me pasaportë shqiptare, e kështu edhe në performancat që do t’i realizojë.

Will Smith, Era Istrefi dhe Nicky Jam

Veprimi i Smith po ashtu besohet se mund të jetë bërë për të mirë, pasi që një prezantim i Erës si shtetase e Kosovës do të mund të parandalonte një performancë të saj në Rusi, një gjë që nuk është hera e parë që do të ndodhte.

Kujtojmë se vitin e kaluar Era Istrefi nuk performoi në Rusi në një festival të madh për shkaqe siguri duke qenë se vjen nga skena muzikore e Kosovës.

Era Istrefi sipas të gjitha gjasave do të performojë këtë këngë në Rusi dhe paraqitja si shtetase e Kosovës do të mund të parandalonte një gjë të tillë kur dihet se Rusia ende nuk e ka njohur Kosovën.

Të gjitha këto mbesin në suaza të spekulimeve, teksa mbetet të shihet nëse Will Smith do ta zbulojë arsyen në një prej konferencave për shtyp para performancës në Rusi që do të realizohet shumë shpejt me të filluar gara më e madhe e futbollit për kombe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori