LAJMI I FUNDIT:

Wenger parashikon kush do të arrijë majën e futbollit botëror pas epokës së Messit dhe Ronaldos

Wenger parashikon kush do të arrijë majën e futbollit botëror pas epokës së Messit dhe Ronaldos

Arsene Wenger mendon se francezi Kylian Mbappe do të bëhet lojtari më i mirë në futbollin botëror në epokën pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Messi dhe Ronaldo kanë dominuar futbollin botëror gjatë dekadës së fundit dhe konsiderohen gjerësisht si dy nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.


Por, kapiteni i Barcelonës dhe ylli i Juventusit po shkojnë drejt përfundimit të karrierës së tyre përkatëse dhe tifozët tashmë kanë filluar të spekulojnë se kush do të jetë ylli tjetër i madh që do të ngjitet në majën e futbollit botëror.

Njëzet sulmuesit më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon bazuar në statistika
Lexo po ashtu Njëzet sulmuesit më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon bazuar në statistika

Wenger beson se ylli i Paris Saint-Germain, Mbappe, është i pari i radhës që mund të pasojë Messin dhe Ronaldon, por ka refuzuar të përjashtojë shanset e Neymarit.

“Ne kurrë nuk kemi parë lojtarë si ata, të cilët mund të jenë absolutisht krijues në çdo situatë të ngushtë”, ka thënë fillimisht Wenger për talkSPORT.

“Këta lojtarë tani po marrin fund – Ronaldo dhe Messi. Tani është në lidhje me gjeneratën e ardhshme dhe gjenerata tjetër mund të jetë francez”.

“Për momentin, lideri i garës mund të jetë Mbappe. Sigurisht që është edhe Neymar. Por Anglia, besoj, ka një shans të mirë. Tani ata po bëjnë shumë mirë në nivelin e rinisë”.

“Ata kanë bërë mirë me Gareth Southgate në Kupën e Botës. Shpresoja në Kampionatin Evropian që ata të ishin një nga pretendentët”, përfundoi francezi.

21-vjeçari Mbappe bëri 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe shënoi 30 herë për PSG-në, që vulosi titullin e ligës para disa ditësh për shkak të pandemisë  së coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori