Superylli i muzikës botërore, The Weeknd, ka publikuar videoklipin e tij të ri nga hiti më i ri, “Call Out My Name”.

Pak ditë pasi publikoi EP-in e tij me gjashtë këngë të reja, dolën edhe hitet e para.

“Call Out My Name” tërhoqi vëmendjen e publikut për tekstin dhe interpretimin e këngëtarit.

Ky është videoklipi i parë nga EP-i “My Dear Melancholy” i cili ka gjashtë këngë.

Artisti shfaqet mjaft artistik në këtë video i cili është realizuar në regji nga Grant Singer.

Projektet që i takojën zhanrit RnB – Soul e rikthejnë artistin në stilin e tij prej ku e filloi karrierën.

Spekulimet e para flasin se këngët janë inspirim nga jeta e vërtetë e këngëtarit, i cili ka pasur romanca jo të suksesshme me Selena Gomez dhe Bella Hadid. /Telegrafi/

call out my name

A post shared by The Weeknd (@theweeknd) on Apr 12, 2018 at 1:33pm PDT