LAJMI I FUNDIT:

Wan-Bissaka bëhet lojtari i katërt më i shtrenjtë në histori të Unitedit

Wan-Bissaka bëhet lojtari i katërt më i shtrenjtë në histori të Unitedit

Manchester Unitedi ka zyrtarizuar sot (e shtunë) transferimin e mbrojtësit të djathtë, Aaron Wan-Bissaka, i cili vjen nga Crystal Palace.

Mbrojtësi anglez Wan-Bissaka ka kompletuar gjatë ditës transferimin e tij tek gjiganti anglez Manchester United.


Transferimi i 21-vjeçarit nga Crystal Palace thuhet se i ka kushtuar arkave të klubit nga Old Trafford plot 50 milionë funte apo rreth 56 milionë euro.

Zyrtare: Wan-Bissaka, lojtar i ri i Unitedit
Lexo po ashtu Zyrtare: Wan-Bissaka, lojtar i ri i Unitedit

Me këtë shifër të paguar për të, Wan-Bissaka bëhet lojtari i katërt më i shtrenjtë në histori të klubit anglez.

Vendin e parë për transferimin më të shtrenjtë e mban francezi Paul Pogba, i cili në verën e vitit 2016 i kushtoi Djajve të Kuq plot 89 milionë funte.

Në vendin e dytë gjendet Romelu Lukaku, i cili ka kushtuar plot 75 milionë funte për t’u transferuar nga Evertoni, ndërsa vendi i tretë i takon Angel Di Marias që nga Real Madridi kushtoi 59.7 milionë funte.

Vendi i pestë në transferimet më të shtrenjta të Unitedit mbahet nga braziliani Fred, për të cilin u paguan 47 milionë funte te Shakhtari. /Telegrafi/