LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Wan-Bissaka, lojtar i ri i Unitedit

Zyrtare: Wan-Bissaka, lojtar i ri i Unitedit

Manchester Unitedi ka zyrtarizuar sot (e shtunë) transferimin e mbrojtësit të djathtë, Aaron Wan-Bissaka, i cili vjen nga Crystal Palace.

Ka përfunduar me sukses saga e transferimit të mbrojtësit anglez nga Crystal Palace te Manchester Unitedit.


Është vet klubi nga Old Trafford që ka zyrtarizuar gjatë ditës transferimin e anglezit Wan-Bissaka.

“Manchester United është i kënaqur të konfirmoj nënshkrimin e Aaron Wan-Bissaka nga Crystal Palace”.

Wan-Bissaka duke nënshkruar kontratën me Unitedin (Foto: Man Utd/Twitter)

“Aaron ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me mundësi për të vazhduar edhe për një vit tjetër”.

“Mbrojtësi 21-vjeçar erdhi nga radhët e Akademisë së Crystal Palace. Ai bëri debutimin e tij profesional në shkurt 2018 dhe mori çmimin si lojtari më i mirë i vitit nga tifozët dhe gjithashtu lojtari i sezonit te Palace”.

Pas Wan-Bissakas, Unitedi i do edhe dy reprezentues të Anglisë
Lexo po ashtu Pas Wan-Bissakas, Unitedi i do edhe dy reprezentues të Anglisë

“Aaron përfaqësoi Anglinë në Kampionatin Evropian të UEFA-s U-21 të këtij viti”, shkruan në njoftimin e klubit anglez.

Shifra e transferimit të tij nuk është bërë publike, por thuhet se Unitedi ka paguar 50 milionë funte apo 56 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori