Vokrri për vendimin: S'pritej gjë tjetër

Ai ka thënë se nuk kishte asnjë dilemë se ky vendim do të shkonte në favor të kombëtares shqiptare.
“Me këtë vendim drejtësia e mohuar ka ardhur në vend pas asaj që ka ndodhur në Beograd”.
“Kjo duhej të ndodhte edhe sipas rregullave të futbollit pasi që dhuna e tillë çfarë ka ndodhur tetorin e shkuar nuk është e tolerueshme në asnjë stadium” ka thënë Vokrri.
Sipas tij e rëndesishme ka qenë që këto pikë të fitohen, transmeton Klan Kosova.
Ai ka folur edhe për vendimet e mëhershme duke i cilësuar ato si totalisht të padrejta, dhe tha me vendimin e fundit ato nuk kanë vlerë.
Vokrri ka shtuar se tash e tutje gjasat janë të mëdha që Shqipëria të kualifikohet pasi këto pikë e ngrisin atë lart brenda grupit.

Nga
Telegrafi
10/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































