“Sot më 5 qershor kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, me ftesë të UEFA-s udhëtuan për në Berlin ku nesër më 6 qershor do të jenë të pranishëm në ndeshjen finale të
Ligës së kampionëve Barcelona –Juventus".

"Kjo është hera e parë që krerët e FFK-së zyrtarisht do të marrin pjesë në një event evropian ku janë të pranishëm veç mysafirëve të shumtë edhe përfaqësuesit e federatave të futbollit nga mbarë Evropa. Është një rast i mirë që të përfitohet nga takimet që do të kenë me shumë përfaqësues federatash”, thuhet në njoftimin e FFK-së.


Kjo është hera e parë që FFK ftohet nga UEFA në një finale të tillë. /Telegrafi/

telegrafi sport app