Vojvoda kthehet nga lëndimi, asiston në fitoren e Torinos

Mërgim Vojvoda është kthyer të luajë me Torinon pas dënimit që e pësoi në fazën përgatitore, duke asistuar në fitoren ndaj Cremoneses.
Anësori në ndeshjen ndaj Lazios ishte në bankë, por nuk luajti, ndërsa sot ishte rasti i tij.
Ai është futur në lojë në pjesën e dytë, duke asistuar te goli i shënuar nga Nemanja Radonjic në minutën e 65-të për rezultatin 2-0.
https://twitter.com/DZmomo13/status/1563601873944588288
Golin e parë për Torinon e kishte shënuar Nikola Vlasic në minutën e 17-të të ndeshjes.
Krejt çka bëri Cremonese ishte një gol nga Leonardo Sernicola në minutën 80’-të.
Torino pas tri xhirove zë vendin e dytë në Serie A me 7 pikë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/08/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































