Në Kosovë, sot (e diel) po mbahet raundi i dytë i zgjedhje lokale, në 21 komuna që kanë shkuar në balotazh.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka shfrytëzuar të drejtën e votës, ndërsa mori vëmendje me dukjen e saj elegante.


Osmani në këtë ditë kishte zgjedhur një fustan me ngjyrë të kuqe, flokët e zeza kaçurrela i la të lëshuara ndërsa kishte vendosur grim të lehtë në fytyrë.

256812205 442794793871636 4627413348694862157 n 1 Foto: Telegrafi

Presidentja po ashtu mbante të vendosur një maskë të zezë me logo të flamurit të Kosovës, ndërsa dukej tërë shkëlqim dhe plot elegancë edhe këtë herë gjatë procesit të votimit.

Ndryshe, kujtojmë që së fundmi Osmani mori pjesë në Këshillim Atlantik së bashku me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”. /Telegrafi/

256532568 568554684403980 6102018130253646559 n Foto: Telegrafi

256288537 321485596068853 6201419385008377268 n  1 Foto: Telegrafi