“U martuan” në BBVA, Mateo dhe Brikena vazhdojnë të mbajnë unazat

Brikena dhe Mateo i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në altarin e Big Brother VIP Albania, duke ndjekur traditën e dasmave brenda formatit.
Edhe pas daljes nga shtëpia, çifti duket se nuk është ndarë nga simboli i këtij momenti, pasi vazhdojnë të mbajnë unazat që i shkëmbyen gjatë ceremonisë.

Mateo ka ndarë një fotografi ku shihet duke i mbajtur dorën Brikenës, ndërsa në fokus bien pikërisht unazat e tyre.
Lidhja e tyre jashtë shtëpisë po vijon me takime dhe momente të përbashkëta, duke e bërë distancën Kosovë–Shqipëri pothuajse të pavërejtshme për çiftin. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





























































