Reprezentuesi i Italisë, Sandro Tonali, mund të largohet nga Newcastle United për 115 milionë euro, sipas raportimeve, me Manchester United që shihet si favoriti kryesor përpara Arsenalit dhe Manchester Cityt, një lëvizje që mund t’i sjellë përfitim edhe Milanit.

Prej javësh ka zëra se Tonali pritet të largohet nga “Laraskat”, vetëm tre vjet pas transferimit të tij nga Milani, që kishte kushtuar 60 milionë euro plus bonuse.


Ajo marrëveshje përfshinte edhe një klauzolë sipas së cilës Milani do të përfitonte 10 për qind nga çdo shitje e ardhshme, prandaj nëse Tonali realizon një tjetër transferim të madh, një pjesë e shumës do të rikthehet në “San Siro”.

Kjo mund të jetë një shumë e konsiderueshme, pasi Gazzetta dello Sport pretendon se çmimi i vendosur nga Neëcastle United është 115 milionë euro.

Edhe pse Arsenali dhe Manchester City janë gjithashtu të interesuar, shumëkush e konsideron Manchester United si favorit për mesfushorin italian.

“Djajtë e Kuq” po e rinovojnë repartin e mesfushës dhe tashmë kanë rënë dakord për transferimin e brazilianit Ederson nga Atalanta për 45 milionë euro, përfshirë bonuset.

Megjithatë, deri tani Manchester United nuk ka arritur shifrën prej 115 milionë eurosh që kërkon Newcastle; përkundrazi, CaughtOffside raporton se oferta e tyre vlen 90–100 milionë euro./Telegrafi/

telegrafi sport app