“Ia kam lënë lojës gjithçka që ka ndodhur atje”, Miri flet për eksperiencën në Big Brother

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë së fundmi finalisti i këtij edicioni të pestë të Big Brother VIP, Armir Shahini ose ndryshe Miri i "West Side Family".
Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën, rrugëtimin dhe dinamikat e lojës së tij në shtëpinë më të famshme.
Tani që gjithçka ka përfunduar në lidhje me ish-banorët e tjerë si e ka raportin Miri? A ka ndryshuar qasja e tyre?

"Është e njëjta qasje, atë që kam pasur brenda e kam dhe jashtë me të gjithë. Me ata që kam shkuar mirë dhe jashtë po shkoj shumë mirë ndërsa me ata që nuk kam shkuar mirë normalisht që nuk do shkosh mirë sepse ka një problem që shumë banorë atje i kanë marrë gjërat shumë personale".
"Unë ia kam lënë lojës gjithçka çfarë ka ndodhur atje dhe jeta vazhdon me një dimension tjetër, me dimensionin e jetës. Unë kam të njëjtën qasje me të gjithë, por që të përpiqem unë që të bëhem njerëzor me ata që nuk duan që të jenë njerëzor më fal por duhet ta kuptojnë vetë atë pjesë", tha tutje.
"Në fakt tek ajo lojë i kemi përdorur nga pak të gjithë dhe jemi përdorur nga pak nga të gjithë sepse është vetë situata dhe dinamikat e lojës të bëjnë të tillë. Ti nuk mund të rrish dot vetëm, nuk mund të luash vetëm kështu që edhe do përdoresh, por edhe janë përdorur nga unë", theksoi mes tjerash Miri.
Në pyetjen nëse mund të ishte i vetëm Miri kundër shtëpisë, ai u përgjigj: "Ishte shumë e vështirë sepse ky Big Brother ishte ndryshe. Unë e krahasoj me edicionet e tjera dhe ishte shumë e vështirë që të rrije vetëm sepse pozicionohej vetë shtëpia në situata, nuk mund të rrije dot vetëm dhe të përballeshe vetëm sido që të ishte do përfshiheshe. Më mirë përfshihu dhe je i saktë sesa bëje sikur ishe vetëm dhe do kishe aleanca". /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com






























































