eksperti-banner

Jason Derulo u gjend në një moment të sikletshëm gjatë performancës së tij në Capital Summertime Ball, pasi rrëshqiti në shkallë dhe u rrëzua në skenë.

Ngjarja e madhe vjetore, e mbajtur në stadiumin Wembley, u rikthye dje, duke mbledhur rreth 80 mijë fansa në arenën ikonike të Londrës.


Gjatë performancës, këngëtari amerikan rrëshqiti teksa po zbriste shkallët për në skenë por u rrëzua para publikut.

@thesun Watch the awkward moment Jason Derulo slips on stairs and falls on-stage during his Capital Summertime ball performance. Tap to read more. #JasonDerulo #Blunder #Accident #SummertimeBall #Music ♬ original sound - The Sun


Megjithatë, Derulo e kaloi situatën me qetësinë që e karakterizon dhe dukej se nuk kishte pësuar lëndime. Pas incidentit, ai iu drejtua turmës me humor duke thënë: “Mbijetova!”

Duke ruajtur gjakftohtësinë, ai qëndroi për një moment në gjunjë dhe ngriti gishtin lart, ndërsa mblidhte veten para se të vazhdonte performancën.

Fansat e pranishëm e duartrokitën dhe e mbështetën, ndërsa ai u ngrit dhe vijoi koncertin pa probleme.

Pamjet e momentit u shpërndanë shpejt në TikTok, ku shumë ndjekës reaguan me komente.