E kryer, Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe, detaje të marrëveshjes


Vedat Muriqi është shumë pranë rikthimit te Fenerbahçe, pasi klubi turk ka arritur marrëveshje me Mallorcan për transferimin e sulmuesit kosovar.
Sipas raportimeve të gazetarit turk, Yağız Sabuncuoğlu, marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur për shumën prej 15 milionë eurosh.
Fenerbahçe do ta paguajë këtë shumë në këste gjatë tre viteve të ardhshme, ndërsa në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë që i garanton Mallorcas 10 për qind të vlerës së një shitjeje të ardhshme të lojtarit.
🚨 Fenerbahçe, 15 milyon euro karşılığında anlaşmaya vardığı Vedat Muriqi’nin bonservis bedelini 3 yılda ödeyecek. Anlaşmaya %10 pay maddesi de eklendi. Oyuncu bir hafta içinde İstanbul’a gelerek sağlık kontrolünden geçecek. https://t.co/vmxaGbp4Fk
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) June 9, 2026
Edhe Muriqi ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Stambolli dhe ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin. Tashmë priten vetëm hapat formalë për zyrtarizimin e rikthimit të tij në Turqi.
Sulmuesi i Kosovës pritet të udhëtojë drejt Stambollit brenda javës së ardhshme, ku do t’i nënshtrohet kontrollove mjekësore përpara se të firmosë kontratën e re me Fenerbahçen.
Muriqi ka lënë gjurmë gjatë periudhës së tij të parë te Fenerbahçe, para se të transferohej te Lazio. Pas paraqitjeve të shkëlqyera me Mallorcan në La Liga, klubi turk ka vendosur ta rikthejë sërish në radhët e veta, duke e konsideruar një nga përforcimet kryesore për sezonin e ri.
🚨🟡🔵 Vedat Muriqi to Fenerbahçe, here we go! Deal in place for €15m from Mallorca as he was a target for new president.
Muriqi has agreed terms with Fener, ready to join with formal steps to follow as @yagosabuncuoglu reported.
Done deal. 🇽🇰 pic.twitter.com/lO56ecNrX3
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 9, 2026
Rikthimi i “Piratit” pritet të pritet me entuziazëm nga tifozët e Fenerbahçes, të cilët e kujtojnë ende kontributin e madh që ai dha me fanellën verdheblu. /Telegrafi/





































