“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi Selin shfaqet në koncert pa të

Në koncertin recital të Fifit, vëmendjen e mori edhe prania e disa personazheve të njohur të Big Brother VIP Albania, mes tyre fituesja Selin.
Ajo ishte e pranishme në mbrëmje së bashku me kunatën e saj Gretën dhe mikun e afërt Shëndritin, duke ndjekur performancat në një atmosferë të mbushur me publik dhe emocione.

Në sy ra mungesa e partnerit të saj, DJ Gimbo, i cili nuk ishte prezent për shkak të angazhimeve të punës.
Megjithatë, ai u bë pjesë e mbrëmjes në mënyrë virtuale.
Gjatë një transmetimi live nga Shëndriti në Instagram, DJ Gimbo reagoi me humor duke komentuar: “O Shendrit ku e kom grun”, një mesazh që u shpërnda shpejt dhe u prit me reagime argëtuese nga ndjekësit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





























































