eksperti ad

Manchester Unitedi u shpëtua nga humbja në ndeshjen e tyre kundër Tottenham Hotspur të premten në mbrëmje me penalltinë e tyre të 11-të këtë sezon dhe tifozët rivalë nuk janë aspak të lumtur.

Eric Dier u gjykua se e rrëzoi palejueshëm Paul Pogban në minutën e 81-të, por në xhirim të ngadalësuar vërehet se kontakti ishte shumë i lehtë për të dhënë penallti.


Pas ndeshjes, Jose Mourinho nuk ishte aspak i lumtur me akordimin e penalltisë dhe tifozët po bashkohen në zhgënjim e tyre për “përkëdheljen” e Unitedit nga gjyqtarët.

Tashmë një video në rrjetin social Twitter është bërë virale, kur shihen disa nga penalltitë që Unitedit janë dhënë në favor.

“Shikojini penalltitë e #MUFC këtë sezon dhe më thoni që nuk është qesharake”, shkruhet në përshkrimin e videos.

https://twitter.com/wr_ghty/status/1274314758183890944

Komentet e tifozëve rivalë ishin nga më të ndryshmit, por shumica pajtoheshin se shumë nga to penallti nuk kanë ekzistuar fare.

Sigurisht që tifozët e Unitedit në komentet ndaj videos besojnë se shumica, nëse jo të gjitha, penalltitë ishin ekzistuese.

Djajtë e Kuq kanë nevojë për vetëm dy penallti tjera në tetë ndeshjet e fundit të sezonit të tyre për të thyer rekordin për më shumë penallti të fituara brenda një sezoni. /Telegrafi/

https://twitter.com/ChelseaScript/status/1274390587597131776

https://twitter.com/dtsfootballop/status/1274513208049496065

telegrafi sport app