Vetëm katër skuadra në top pesë ligat evropiane nuk kanë rënë asnjëherë nga kampionati elitar

250:"UDINE, ITALY - MAY 06: Mauro Icardi of FC Internazionale celebrates after scoring a goal during the serie A match between Udinese Calcio and FC Internazionale at Stadio Friuli on May 6, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images) 12:"Getty Images
Hamburgu shijoi rënien e parë nga Bundesliga, pra që kur liga elitare gjermane ishte krijuar.
Deri më sot tifozët e klubit gjerman krenoheshin me këtë epitet dhe normalisht që tani tek ta zhgënjimi është i madh.
Bundesliga u krijua në vitin 1963, pra 55 vite më parë.
Në top pesë ligat e mëdha evropiane (Serie A, La Liga, Liga Premier, Ligue 1 dhe Bundesliga), vetëm katër skuadra nuk kanë rënë asnjëherë nga kampionati elitar i vendit të tyre.
Në La Liga janë tri: Barcelona, Real Madridi dhe Athletic Bilbao.

Skuadra e mbetur është nga Serie A, po flasim për zikaltrit e qytetit të Milanos, Interin.
Duke parë se këto skuadra janë mjaft stabile, me shumë mundësi këtë epitet do ta mbajnë edhe për shumë vite. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/05/2018






















































