LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i FIFA-s, çfarë thoshte Graniti në letrën e tij

Vendimi i FIFA-s, çfarë thoshte Graniti në letrën e tij

FIFA e ka bërë publik vendimin, sipas të cilit, mbeten jashtë përfaqësueses së Kosovës, futbollistët të cilët kanë luajtur për një përfaqësuese tjetër pas 13 majit.

Në këtë listë bëjnë pjesë disa emra të njohur të futbollit, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Shani Tarashaj.


Futbollistët nga Kosova ose me origjinë nga vendi ynë janë kritikuar pse nuk zgjodhën ta përfaqësonin shtetin e tyre, teksa gjithmonë ka pasur paqartësi se ku qëndron e vërteta.

Zyrtare: FIFA ka vendosur, të gjithë ata që kanë luajtur pas 13 majit, s’mund të luajnë për Kosovën
Lexo po ashtu Zyrtare: FIFA ka vendosur, të gjithë ata që kanë luajtur pas 13 majit, s’mund të luajnë për Kosovën

Një nga ata që u përpoq ta sqaronte situatën ishte Graniti, i cili shkroi një letërtë hapur ku fillimisht tregonte vendimin e tij për të vazhduar ta përfaqësojë Zvicrën.

“Me këtë letër dua të njoftoj të gjithë opinionin publik mbarëshqiptar, se karrierën time në vazhdim do ta vazhdoj edhe në të ardhmen për Zvicrën. Gjithashtu dua të sqaroj me këtë letër gjithë lexuesit se si kam ardhur deri në këtë vendimmarrje”, thoshte ai.

Më pas shpjegoi anët ligjore

“Sipas një njoftimi zyrtar që FIFA ka shpërndarë, na njofton se kush ka luajtur në Kampionatin Evropian 2016 nuk ka më të drejtë të luajë për një kombëtare tjetër. Federata e Futbollit të Kosovës dhe FIFA nuk kanë një marrëveshje të qartë për kalimin e lojtarëve nga Zvicra te Kosova. FIFA thotë qartë se kush ka luajtur në ‘Euro 2016’ nuk ka më të drejtë të ndërrojë ekipin përfaqësues”.

“Kosova është pranuar në FIFA disa javë para se të fillonte Kampionati Evropian dhe që atëherë ne duhet të ishim informuar, sepse ne këtë informacion si lojtarë nuk e kishim. Të tjerë drejtues e dinin edhe duhet të na kishin informonin. Për këtë shkak tani është e pamundur të ndërrojmë kombëtaren edhe ju garantoj se si FIFA ashtu edhe FFK nuk më kanë informuar për anën ligjore dhe rruga se si duhej të veprohej. FFK duhet të kishte kërkuar sqarim nga FIFA për këtë pikë menjëherë pasi u pranua në FIFA dhe UEFA”.

“Unë si Granit jam interesuar dhe kam angazhuar stafin tim që të punojë në këtë drejtim, nëse është e mundur të luaj me Kosovën apo jo. Nuk e kam bërë publike sepse kam dëshiruar më parë të informohem, pastaj të deklarohem për një vendim të tillë. Kam punuar me muaj të tërë për një gjë të tillë”. /Telegrafi/

LEXOJENI LETRËN E PLOTË TË GRANIT XHAKËS DUKE KLIKUAR KËTU
Lexo po ashtu LEXOJENI LETRËN E PLOTË TË GRANIT XHAKËS DUKE KLIKUAR KËTU

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori