“Sigurisht që nuk do të jetë lehtë, pavarësisht nga humbja e Dritës, sigurisht që Drita do të mobilizohet dhe normalisht do të vije këtu për t’u nxjerrë nga fakti që kanë humbur kundër Besës dhe po ju mungon rezultati dhe sipas proverbit “një luan i plagosur është shumë i rrezikshëm”, ka thënë Krasniqi, për faqen zyrtare të klubit.

Ai nënvizoi se ndeshjes do t’i hyjmë me plotë forcë, guxim e me plotë përkushtim, e që sipas tij, disiplina duhet të jetë në nivel shumë të madh, duke qenë shumë të vëmendshëm, pasi Drita ka një ekip shumë të mirë.


Lideri i Superligës, Feronikeli, do të luaj kundër Istogut në Prizren, në një ndeshje që të dy skuadrat do të kërkojnë pikë, pasi para vetës kanë objektiva të rëndësishëm.
Përballja e kuqezinjve do të ndodh në Skenderaj, ku Drenica do të mundohet të ndalë pathyshmërinë e Vëllaznimit.

Trepça ’89 që mban ‘veshët’ nga komisioni disipinor për ndeshjen e javës së shkuar, do të mundohet të mos humb hapin me kreun kundër Kosovës së Vushtrrisë e cila e ka gjetur formën në ndeshjet e fundit.

Hajvalia që pas barazimit me Ferizajn, i ka humbur pothuajse të gjitha gjasat për titull, do të përballet me Trepçën ku një hap i gabuar do të thotë përfundimisht ‘lamtumirë titull’.
Çiftet dhe gjyqtarët

Sot

Feronikeli – Istogu
(M.Baliu. B.Selimaj. M.Qehaja. G.Nuza)

Drenica – Vellaznimi
(F.Tahiri. K.Bajrami. R.Hyseni. I.Ceraviku)

Prishtina – Drita
(H.Hajdari. J.Musolli. F.Berisha.B.Kosumi)

Hajvalia – Trepça
(I.Kelmendi.S.Haziri. V.Kelmendi. G.Shala)

Trepça ‘89 – Kosova (V)
(T.Maloku .A.Ejupi. A.Latifi. M.Bejtullahu)

telegrafi sport app