Vëllaznimi sfidon liderin, Istogu sprovon forcat me Prishtinën

Në fakt ndeshja e djeshme mes Ferizajt dhe Hajvalisë (0-0), ka hapur takimet e kësaj fundjave.
Sot do të luhen dy ndeshje. Në Gjakovë, Vëllaznimi do të sfidojë lideren e tabelës, Ferronikelin, ndeshje kjo tejet e rëndësishme për të dy skuadrat.
Ndërkohë, përballje e një rëndësi të madhe do të luhet edhe në “Demush Mavraj”, ku Istogu do të pres Prishtinën. “Bardhekaltrit” me trajnerin e ri, Ramiz Krasniqin në Istog udhëtojnë me ambicie për të marr pikët e plota, edhe pse pritet ta kenë vështirë, sepse nikoqirët janë skuadër e papërshtatshme, veçmas kur luajnë në shtëpinë e tyre.
Ndërkaq, të dielën luhen edhe tri ndeshjet tjera, ku ndeshja kryesore luhet në Mitrovicës, mes rivalëve të këtij qyteti, Trepçës dhe Trepçës ’89.
Besa e Pejës që është duke kaluar në top-formë do të kërkojë fitoren e radhës në Gjilan kundër Dritës, derisa Kosova (V) pret Drenicën.
Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 24-të
Sot takohen:
Vëllaznimi – Ferronikeli
Istogu – Prishtina
Nesër takohen:
Drita – Besa
Trepça – Trepça ‘89
Kosova (V) – Drenica



















































