Gjakovarët edicionin e ardhshëm do të bëjnë gara në Ligën e Parë, ndërsa ata kanë mbetur pa shumicën e lojtarëve që kanë bartur barrën në vitet e fundit.

Kështu nga kuqezinjtë janë larguar Altik Muhaxhiri, Alban Dylazeka, Robert Gjeraj, Luigj Buqaj, Yll Myrta, Mevlan Zeka dhe Nikollë Dushi.


Vëllaznimi i ka falënderuar tanimë ish-lojtarët e saj për kontributin e dhënë, ndërsa nga edicioni i ri do të synojë të nxjerrë talent të rinj nga akademia e klubit.

Disa nga lojtarët e lartpërmendur mund t’i bashkohet trajnerit gjakovar Genc Hoxha te Istogu. /Telegrafi/

telegrafi sport app