LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi në ndjekje të rekordit personal për gola, ka edhe pesë ndeshje për ta arritur një gjë të tillë

Vedat Muriqi në ndjekje të rekordit personal për gola, ka edhe pesë ndeshje për ta arritur një gjë të tillë

Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë fantastike me Fenerbahcen këtë edicion.

Sulmuesi nga Kosova ka shënuar 15 gola dhe ka shtuar gjashtë asistime vetëm në Superligën e Turqisë.


Muriqi përpos golave në elitën e futbollin turk, ka realizuar edhe dy gola të tjerë dhe një asistim në Kupën e Turqisë.

Gjithsesi mediat turke kanë raportuar se prizrenasi është në ndjekje për ta thyer rekordin personal të golave brenda një edicioni.

Edicionin e kaluar Muriqi sa ishte pjesë e Rizespor kishte shënuar 17 gola dhe kishte bërë tetë asistime.

26-vjeçarit i nevojitën edhe tre gola deri në fund të sezonit për të thyer rekordin personal të golave brenda një edicioni.

Reprezentuesi kosovar ka edhe pesë ndeshje para vetës për ta bërë një gjë të tillë, teksa Fenerbahce do të luaj ndaj Goztepes, Sivasporit dhe Rizesporit brenda, ndërsa ndaj Genclerbirligit dhe Besiktasit në udhëtim.

Kujtojmë që Muriqi momentalisht është në vendin e tretë në listën e golashënuesve në Superligën e Turqisë me 15 gola, ndërsa para tij janë Pappis Cisse me 19 dhe Alexander Sorloth me 20. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori