Pas fitores historike kundër Gjibraltarit në ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare, përfaqësuesja U-16 e Kosovës në basketboll ka arritur që të shënojë edhe fitoren e dytë rresht.

Edhe në këtë ndeshje djelmoshat e përzgjedhur nga trajneri amerikan Chris Dial ishin shumë më të mirë se kundërshtarët, duke i mposhtur ata në të gjitha aspektet, derisa në fund semafori tregoi epërsinë prej 40 pikëve të djelmoshave kosovarë, 96-56.


Etnik Peci ishte koshashënuesi më i mirë tek reprezentuesit tanë duke shënuar 16 pikë, derisa i nevojiteshin vetëm edhe dy kërcime për të realizuar “double-double”.

Lojë të mirë treguan edhe Atik Koshi, Ylldrit Sahiti, Engjëll Ramaj dhe Andi Vrapcani, ku që të gjithë këta e përmbyllën takimin me pikë dyshifrore.

Kosova U-16 nesër e luan ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup kundër Uellsit, i cili po ashtu ka dy fitore në dy takime, derisa me fitoren e sotme është siguruar kualifikimi për në gjysmëfinale.
 

telegrafi sport app