Vazhdon forma e dobët e Llamkosit, Ferizaj i afrohet kreut

Skuadra kryesuese Llamkos Kosova ka barazuar para tifozëve të vet në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri kundër Dritës, me rezultat 1:1. Ndeshja ishte mjaft interesante, por edhe tensionuar, ku nuk munguan hedhjet e gjësendeve të ndryshme nga tifozët.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Xhevdet Shabanit, në minutën e 62-të, derisa vushtrriasit arritën të barazojnë shifrat në minutën e pestë shtesë, me golin e shënuar nga Bashkim Shala nga penalltia.
Hajvalia dhe Trepça’89 kanë shënuar fitore. Hajvalia në ndeshjen e zhvilluar si vendase në Gjilan e mposhti Fushë Kosovën, 1:0, me golin e vetëm të realizuar nga Fillim Guraziu, në minutën e 76-të.
Në anën tjetër, Trepça’89 triumfoi lehtë 3:0 ndaj Ferronikelit, për t’ua vështirësuar punët këtyre të fundit në garën për t’i ikur pozitës së barazhit. /Sporti1/Telegrafi/
Raiffeisen Superliga / Java 29
Trepça ’89 – Ferronikeli 3:0
Llamkos Kosova - Drita 1:-1
Gjilan: Hajvalia - Fushë Kosova 1:0
Drenica – Ferizaj 0:4
Prishtina – Besa 1:0



















































