LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë problemet ligjore për Ricky Martinin – këngëtari përballet me një ankesë tjetër nga nipi i tij

Vazhdojnë problemet ligjore për Ricky Martinin – këngëtari përballet me një ankesë tjetër nga nipi i tij
Foto: Getty Images

Problemet ligjore të Ricky Martin duket se po grumbullohen pasi ai tani po përballet me një ankesë të dytë për sulm seksual që u paraqit të premten e kaluar.

Reputacioni i Rickyt mund të jetë dëmtuar për shkak të pretendimeve të nipit të tij se Ricky e ka sulmuar seksualisht, megjithatë, artisti së fundmi e paditi për ato që ai tha se ishin akuza të rreme për abuzim seksual.


Ankesa e radhës u depozitua të premten në një stacion policie në San Juan, Porto Riko. Edward Ramirez i cili është zëdhënësi i policisë iu drejtua shtypit dhe përmendi se informacioni duke përfshirë se kush e ka bërë ankesën dhe detajet e akuzave nuk janë publike, marrë parasysh natyrën e ankesës.

Ricky Martin (Foto: Getty Images)

Një person i cili nuk ishte i autorizuar për të diskutuar rastin konfirmoi se nipi i Martinit, Dennis Yadiel Sanchez Martin, bëri ankesën. Personi tha se ankesa nuk shkakton automatikisht një arrestim sepse incidenti i supozuar nuk është i fundit, duke shtuar se policia do të hetojë dhe përcaktojë nëse akuzat janë të justifikuara.

Ricky Martin ngre padi prej afro 20 milionë eurosh kundër nipit të tij për shkatërrimit të reputacionit me pretendimet për incest
Lexo po ashtu Ricky Martin ngre padi prej afro 20 milionë eurosh kundër nipit të tij për shkatërrimit të reputacionit me pretendimet për incest

Sanchez më parë kërkoi një urdhër ndalimi kundër Martin në korrik, por një gjykatës e pushoi çështjen pasi Sanchez pranoi se nuk ishte sulmuar kurrë seksualisht nga këngëtari.

Flavia Fernandez, një zëdhënëse e Martin, përmendi se ekipi i tij ligjor është duke e vlerësuar situatën dhe nuk po jep komente publike në këtë moment.

Ricky Martin (Foto: Getty Images)

Të enjten, avokatët e artistit ngritën një padi kundër nipit të tij. Ata e akuzuan për zhvatje, ndjekje penale me qëllim të keq dhe dëmshpërblim.

Ata thanë se akuzat e Sanchez i kushtuan Martinit të paktën 10 milionë dollarë në kontrata dhe projekte të anuluara, plus 20 milionë dollarë të tjera dëmtime për reputacion.

Në padi thuhet se Sanchez i dërgonte deri në 10 mesazhe në ditë Martinit. Gjithashtu e akuzon atë se ka publikuar numrin privat të Martinit, duke e detyruar atë ta ndryshojë.

Ricky Martin (Foto: Getty Images)

Përveç kësaj, padia thotë se Sanchez pretendoi në mënyrë të rreme se ishte e lidhur në mënyrë romantike me Martinin për shtatë muaj dhe se ylli nuk donte që të mbaronte dhe e telefononte shpesh Sanchezin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori