LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk i jep Gakpos disa këshilla të sinqerta për transferimin, tifozët e Man Utd janë të zemëruar

Van Dijk i jep Gakpos disa këshilla të sinqerta për transferimin, tifozët e Man Utd janë të zemëruar

Pavarësisht nëse donte apo jo, mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka ofenduar shumë tifozë të Manchester United këtë mëngjes, pasi u pyet për të ardhmen e shokut të skuadrës holandeze, Cody Gakpo.

Sulmuesi i PSV-së, Gakpo, i cili ishte shumë i lidhur me një lëvizje në Old Trafford, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Kupën e Botës “Katar 2022”.

23-vjeçari shënoi gola në të tre ndeshjet e fazës së grupeve kundër Senegalit, Ekuadorit dhe Katarit, dhe ai përsëri bëri përshtypje të shtunën pasdite gjatë fitores dominuese 3-1 të Holandës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai pa dyshim do të lidhet me një lëvizje të madhe parash muajin e ardhshëm, kur të vijë afati kalimtar i transferimeve të janarit.

Dhe në mënyrë mjaft të diskutueshme, bashkëlojtari i tij te Holanda, Van Dijk ka ngritur dyshime mbi një lëvizje të mundshme të Gakpo te Manchester Unitedi.

Duke folur pas fitores mbresëlënëse të portokallinjve kundër SHBA-ve të shtunën, kapiteni i Liverpoolit nuk u përmbajt kur u pyet për një lëvizje te rivalët e tyre në Ligën Premier ose te Real Madridi.

“A janë Manchester United dhe Real Madrid në të njëjtin nivel për momentin? Jo aspak, pa asnjë mos-respekt”, ka thënë fillimisht Van Dijk.

“Padyshim që mendoj se ai ka hapin e ardhshëm në të. Patjetër që ndihem sikur mund të ndodhë, qoftë në dimër apo verë apo vitin e ardhshëm, koha do ta tregojë”.

“Ai është një djalë i mrekullueshëm që punon shumë, shumë i talentuar dhe padyshim që ka më shumë në të. Ne jemi shumë të kënaqur që po bën kaq mirë për ne. Uroj që kjo të vazhdojë”, përfundoi holandezi.

Gakpo ka shënuar 12 gola dhe 16 asistime për PSV Eindhoven këtë sezon, duke treguar formë të lartë dhe ka bërë për vete shumë skuadra evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori