LAJMI I FUNDIT:

Urimi i Getit për ditëlindjen e parë të vajzës

Urimi i Getit për ditëlindjen e parë të vajzës
(Foto: Instagram/ghettogeasy)

Më 24 nëntor të vitit 2021, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca u bënë prindër për herë të parë.

Çifti i njohur i skenës shqiptare sollën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me një emër të veçantë duke i kombinuar emrat e tyre – Marget.


Sot (e enjte, 24 nëntor) vajza e tyre feston ditëlindjen e parë, ndërsa reperi i ka bërë një dedikim në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)

“Jeta e Babës, kur erdhe në jete ti, unë u linda për së dyti”.

“Tani kur shoh buzëqeshjen tende engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jete, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me te gjitha pengesat që vijnë e shkojnë gjatë rrugës”.

“Babi do jete gjithmonë këtu për ty bija ime! Gëzuar ditëlindjen e paç jetë të gjatë e të lumtur Engjëlli im!”, ka shkruar Geti në përshkrim. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)