eksperti ad

Selena Gomez është parë duke mbërritur në festimet e dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce në New York, por pa bashkëshortin e saj, producentin muzikor Benny Blanco, duke nxitur spekulime në rrjetet sociale për mungesën e tij.

Pak orë para ceremonisë, Gomez publikoi një fotografi me Blancon në rrjetet sociale, të shoqëruar me mbishkrimin: "Do të doja që Benny të ishte këtu tani".


Më vonë, ajo ndau edhe një video nga makina, teksa ishte rrugës për në vendin ku po zhvilloheshin festimet, sërish pa praninë e bashkëshortit, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, në rrjet qarkulluan pretendime se Benny Blanco ishte parë po atë ditë në New York, por deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nëse ai mori pjesë në ceremoni apo jo.

Selena Gomez dhe Taylor Swift janë mike prej shumë vitesh, ndërsa Swift ishte e pranishme edhe në dasmën e Gomez dhe Blancos vitin e kaluar.

Së fundmi është raportuar se Gomez kishte refuzuar të ishte shoqëruese e nuses në ceremoninë e Swift, megjithëse vazhdon të mbetet një nga miqtë e saj më të afërt.

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce është shoqëruar me masa të forta sigurie dhe privatësie, ndërsa organizatorët thuhet se u kanë kërkuar të ftuarve të respektojnë rregulla të rrepta për të mos zbuluar detaje nga ceremonia. /Telegrafi/