eksperti ad

Rihanna është fotografuar duke bërë pazar në Beverly Hills, vetëm pak ditë pasi partneri i saj, ASAP Rocky, u përball me kritika për një koment me përmbajtje seksuale gjatë një koncerti të turneut të tij.

Këngëtarja 38-vjeçare u pa në humor të mirë teksa ndaloi në një supermarket në Los Angeles, e veshur me një fustan bezhë, xhaketë xhinsi dhe taka të bardha të larta.


Para se të hynte në dyqan, ajo u ndal për të bërë selfie me fansat, duke buzëqeshur dhe duke pozuar me ta, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, ASAP Rocky është kritikuar në rrjetet sociale për një deklaratë të bërë gjatë koncertit të tij në Phoenix më 24 qershor.

Duke iu drejtuar grave në publik, reperi tha: "Falë Zotit që nuk më njihnit kur isha beqar, sepse do t'ju kisha bërë namin", koment që u konsiderua nga shumë përdorues si i papërshtatshëm dhe mungesë respekti ndaj Rihanna-s.

Pas publikimit të videos, rrjetet sociale u mbushën me reagime të ndara. Disa e cilësuan deklaratën fyese për partneren e tij, ndërsa të tjerë e mbrojtën reperin, duke argumentuar se bëhej fjalë vetëm për një shaka gjatë performancës.

Rihanna dhe ASAP Rocky janë në një lidhje që prej vitit 2020 dhe janë prindër të tre fëmijëve.

Edhe pse së fundmi kanë qenë në qendër të spekulimeve për martesë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht lidhur me polemikat e krijuara nga komenti i reperit. /Telegrafi/