eksperti ad

Manchester Unitedi është në pritje të sigurimit të kualifikimit në Ligën e Kampionëve para se të vendosin për transferimet që do t’i bëjnë.

Djajtë e Kuq mund të jenë në Ligën e Kampionëve nëse përfundojnë të tretin ose të katërtin në Ligën Premier këtë sezon.


Ata gjithashtu kanë një shans tjetër nëse fitojnë Ligën e Evropës, dhe ata me siguri do të kalojnë në çerekfinale shkaku i kundërshtarit të lehtë.

Sipas Manchester Evening News, shpenzimet dhe transferimet në verë të Unitedit lidhen kryekëput me sigurimin e një vendi në garën elitare evropiane.

Nëse Djajtë e Kuq janë në Ligën e Kampionëve, më shumë para do të jenë në dispozicion për blerje të reja.

Një vend në Ligën e Evropës do të thotë më pak para dhe një kohë më e vështirë për të bindur lojtarët më të mirë për të nënshkruar me ekipin e tyre.

United duhet të barazojë ose të mposhtë Leicester Cityn në ndeshjen e fundit të Ligës Premier të dielën për të garantuar një vend në ‘top 4’. /Telegrafi/

telegrafi sport app