LAJMI I FUNDIT:

Historia e pabesueshme: Kleberson tregon se si Ronaldinho e ‘mashtroi’ duke e dërguar në Manchester United, ndërsa vetë u transferua te Barcelona

Historia e pabesueshme: Kleberson tregon se si Ronaldinho e ‘mashtroi’ duke e dërguar në Manchester United, ndërsa vetë u transferua te Barcelona

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, brazilian Kleberson ka zbuluar se Ronaldinho e dërgoi atë drejt një nënshkrimi me klubin anglez në vitin 2003.

Të dy lojtarët brazilian u përcollën nga Unitedi pasi të dy ishin pjesë e ekipit brazilian që fitoi Kupën e Botës 2002, por Djajtë e Kuq arritën ta afrojnë vetëm Kleberson nga Atletico Paranaense në një marrëveshje prej 6.5 milionë eurosh.


Ronaldinho nuk ishte larg transferimit në Old Trafford dhe i tha bashkatdhetarit të tij Kleberson se po bashkohej me të në Angli përpara se të kalonte te Barcelona.

Transferimet më të dështuara në histori të Manchester United - nga Sanchez deri te Forlan
Lexo po ashtu Transferimet më të dështuara në histori të Manchester United - nga Sanchez deri te Forlan

“Kishte dy klube të interesuara për të më nënshkruar: Manchester United dhe Leeds”, ka thënë fillimisht Kleberson për revistën FourFourTwo.

“Ishte një zgjedhje e thjeshtë, por ekziston edhe një histori qesharake. Kur u konfirmua interesimi i Unitedit, unë isha me ekipin kombëtar në Francë për Kupën e Konfederatave të FIFA-s”.

“Unë mund ta kujtoj qartë: Isha me Ronaldinho dhe vëllain/agjentin e tij, Assis. Ronaldinho tha: “Ata duan të nënshkruajnë me të dy”.

“Unë i thashë: ‘Në rregull, le të shkojmë, atëherë!’. U gëzova aq shumë që ai do të vinte me mua”.

“U ktheva në Brazil dhe vazhdova të negocioja me Unitedin, por më pas Ronaldinho më mashtroi dhe shkoi të luante në motin e ngrohtë në Barcelona! Ai më dërgoi në Manchester”.

“Kjo është një shaka midis nesh deri më sot. Ai e di se ai më ka një borxh mua”, përfundoi ish-lojtari brazilian.

Ndryshe, Klberson nuk u vlerësua kurrë nga Sir Alex Ferguson, pasi bëri vetëm 20 paraqitje në ligë për Unitedin dhe ishte larguar drejt Besiktasit më 2005. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori