Manchester United ka pësuar humbje në ndeshjen me Astanan me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Evropës.

Të besuarit e Ole Gunnar Solskjer nuk arritën ta mbanin e epërsinë nga pjesa e parë.

Jesse Lingard i kaloi “Djajtë” në epërsi në minutën e 10-të të ndeshjes.

Edhe pse kishte raste, rezultati i pjesës së parë nuk ndryshoi.

Në pjesën e dytë Astana shënoi menjëherë. Ishte Dmitri Shomko që tundi rrjetën për 1-1.

Goli i fitores për vendasit erdhi nga një autogol i shënuar nga i riu Di’Shon Bernard në minutën e 62-të.

Deri në fund nuk kishte më gola.

Astana pas kësaj fitoreje i ka marr tri pikët e para, ndërsa United edhe pas humbjes mbetet lider në grup me 10 pikë. /Telegrafi/