LAJMI I FUNDIT:

United fiton me lehtësi ndaj Feynordit, por kualifikimi vendoset në ndeshjen e fundit (Video)

United fiton me lehtësi ndaj Feynordit, por kualifikimi vendoset në ndeshjen e fundit (Video)

Manchester United ka fituar ndaj Feynoordit me rezultat 4-0.

Djelmoshat e Jose Mourinhos kanë treguar një lojë të madhe në kuadër të Grupit A të Ligës së Evropës, duke e mposhtur me lehtësi skuadrën holandeze.


‘Djajtë e Kuq’ e dominuan gjithë pjesën e parë duke krijuar shumë raste për gol, por u desh të presin minutën e 35-të për të parë golin e parë, i cili u shënua me parabolë nga kapitenit Wayne Rooney dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në epërsi.

rooney1
Momenti i parabolës nga Rooney

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të gjigantit anglez, të cilët sulmonin gjatë gjithë kohës, teksa mysafirët provonin me ndonjë kundërsulm apo në rast të ndonjë gabimi të futbollistëve të Unitedit.

Megjithatë, United nuk la asgjë në dorë të fatit pasi shënuan edhe golin e dytë në minutën e 69-të me anë të Juan Matas, i cili përmbylli një aksion të mirë të nisur nga Zlatan Ibrahmovic e të vazhduar nga Rooney.

mata1
Festa e Matas së bashku me Rooneyn

‘Djajtë e Kuq’ shënuan edhe golin e 3-0, ku më meritori ishte sulmuesi suedez, i cili detyroi portierin mysafirë të fus topin në portën e tij dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja, ndërsa goli përfundimtar u shënua nga Jesse Lingard në minutën e 90+2.

zlatan
Kështu u gëzua Ibrahimovic te autogoli i portierit

Në ndeshjen e fundit të këtij grupi, United do ta kërkoj fitoren përball Zoryas, teksa edhe Feynoord është në garë për kualifikim në rast fitoreje ndaj Fenerbahces. /Telegrafi/