LAJMI I FUNDIT:

United fiton bindshëm, kalon tutje në Kupën FA (Video)

United fiton bindshëm, kalon tutje në Kupën FA (Video)

Manchester United ka fituar ndeshjen ndaj Wigan me rezultat të thellë 4-0, duke siguruar kualifikimin në 1\8-tën e Kupës FA.

Skuadra e Jose Mourinhos nuk e pati të vështirë në asnjë moment të fitoj përball Wiganit, por në pjesën e parë edhe përkundër dominimit arriti të shënoj vetëm një gol.


Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga mesfushori belg, Maroune Fellaini, i cili shënoi në minutën e 44 pas asistimit të Bastian Schweinsteiger dhe me këtë epërsinë 1-0 Unitedi shkoi në pushimin mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, ‘Djajtë e Kuq’ arritën të shënojë edhe tri gola të tjerë duke siguruar kështu kualifikimin për fazën tjetër.

I pari që shënoi në këtë pjesë ishte mbrojtësi Cris Smalling, që pas asistimit të Anthony Martial ngriti epërsinë në 2-0 në minutën e 57.

Pas Smalling, radha i erdhi edhe mesfushorit armen, Henrikh Mkhitaryan, i cili shënoi nga afërsia në 3-0 pas asistimit të Martial.

Ndërsa, goli i fundit për 4-0 u shënua në minutën e 81 nga mesfushori gjerman, Schweinsteiger, i cili shënoi një gol të bukur dhe me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori