Forcat ukrainase kanë përfunduar “misionin e tyre luftarak” në qytetin e rrethuar të Mariupolit, sipas një deklarate nga ushtria e këtij vendi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, komandantët e njësive të vendosura në fabrikën masive të çelikut të qytetit Azovstal janë urdhëruar “të shpëtojnë jetën e personelit të tyre”, thuhet gjithashtu në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Kështu, thuhet më tej, qindra njerëz u evakuuan të hënën nga uzina e çelikut, “streha” e fundit në një qytet që ishte bërë simbol i rezistencës ukrainase nën bombardimet e pamëshirshme ruse.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, e përshkroi operacionin e evakuimit në një deklaratë të veçantë, duke vënë në dukje se disa forca ukrainase mbeten në Azovstal.
“Pesëdhjetë e tre persona të plagosur rëndë u evakuuan nga Azovstal në një institucion mjekësor në Novoazovsk për kujdes mjekësor”, ka bërë të ditur ajo. “211 persona të tjerë u dërguan në Olenivka përmes korridorit humanitar”.
Një “procedurë shkëmbimi” do të shohë që të evakuuarit të kthehen në shtëpi, tha gjithashtu Malyar.
“Ukraina ka nevojë për heronjtë ukrainas të gjallë”, tha të hënën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një deklaratë për evakuimin, duke falënderuar ushtrinë dhe negociatorët ukrainas, Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombet e Bashkuara.
“Dita e 82-të e mbrojtjes sonë po përfundon. Një ditë e vështirë. Por kjo ditë, si gjithë të tjerat, synon pikërisht shpëtimin e vendit dhe popullit tonë”, tha Zelensky.
Ministria ruse e Mbrojtjes kishte thënë më herët se ishte vendosur një armëpushim për të lejuar kalimin e ushtarakëve të plagosur ukrainas, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.
Mariupol, një qytet port në Detin Azov, ka qenë skena e disa prej luftimeve më intensive në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në fund të shkurtit.
Shumë civilë tashmë janë evakuuar. Por luftëtarët ukrainas në qytet, në prill, ishin zotuar të “luftojnë deri në fund”, pavarësisht se ishin të rrethuar, me municione të pakta dhe në numër më të madh nga forcat ruse.
Regjimenti Azov i vendit lëshoi gjithashtu një deklaratë të hënën duke thënë se “i gjithë garnizoni i Mariupolit” po zbatonte urdhrat për të shpëtuar jetë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre