LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët ukrainas po largohen nga fabrika e çelikut Azovstal me dhjetëra autobusë

Ushtarët ukrainas po largohen nga fabrika e çelikut Azovstal me dhjetëra autobusë

Dhjetëra autobusë me ushtarë ukrainas që ishin strehuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në juglindje të Ukrainës, që ishte e rrethuar nga forcat ruse – kanë braktisur fabrikën pak çaste më parë, ka thënë një dëshmitar për Reuters.

Megjithatë nuk kanë mundur të konfirmojnë se për sa ushtarë bëhej fjalë që kanë hipur në autobusë, e më herët gjatë ditës është spekuluar që në Azovstal gjenden rreth 600 ukrainas, transmeton Telegrafi.


Komandantët e Putinit masakrojnë ushtarët e tyre të plagosur – rrëfimi i rusëve të zënë rob në Ukrainë
Lexo po ashtu Komandantët e Putinit masakrojnë ushtarët e tyre të plagosur – rrëfimi i rusëve të zënë rob në Ukrainë

Gjithashtu deri më tani nuk dihet se si është dakorduar të realizohet ky evakuim i ushtarëve ukrainas. E në mesin e tyre janë edhe 40 të plagosur, që raportohet të jenë oficerë ukrainas.

E një njësi e ushtrisë ukrainase që ishte strehuar nën Azovstal në Mariupol, ka bërë të ditur se njësia e saj po zbaton urdhrat për të shpëtuar jetën e ushtarëve. Disa konsiderojnë se ky është fillimi i fundit të rrethimit, derisa ekziston rreziku për vazhdimin e luftimeve. /Telegrafi/