UEFA ka zgjedhur formacionin më të mirë të ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të zhvilluara në dy aktet, si vendas dhe mysafirë.

Gjatë kësaj jave dhe javës së kaluar janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku janë mësuar edhe finalistët.

Finalisti i parë është Real Madridi që eliminoi Bayern Munichun me rezultat përfundimtar 4-3.

Reali eliminon Bayernin dhe shkon në finale - Mbretërit kërkojnë trofeun e tretë radhazi Reali eliminon Bayernin dhe shkon në finale - Mbretërit kërkojnë trofeun e tretë radhazi

Në anën tjetër, finalisti i dytë është Liverpooli që kapi finalen pas eliminimit të Romës me rezultat 7-6.

Real Madrid – Bayern Munich (Getty Images)

Pas mësimit të finalisteve dhe ndeshjeve të zhvilluara vajtje-ardhje, UEFA ka zgjedhur formacionin më të mirë të ndeshjeve gjysmëfinale.

Dy ekipet e eliminuara, Bayerni dhe Roma kanë nga tre, respektivisht dy futbollistë në formacionin më të mirë.

Liverpooli eliminon Romën, sfidon Realin në finale Liverpooli eliminon Romën, sfidon Realin në finale

Në anën tjetër, dy skuadrat finalistë, Real Madridi dhe Liverpooli kanë të dyja nga tre futbollistë.

Më poshtë keni formacionin e UEFA-s për ndeshjet vajtje-ardhje të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/