LAJMI I FUNDIT:

UEFA del me vendim zyrtar se ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve

UEFA del me vendim zyrtar se ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve

UEFA këmbëngul se finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll më 10 qershor – pavarësisht pasigurisë për situatën politike në Turqi.

Stadiumi Olimpik Ataturk është vendosur të presë ndeshjen për herë të dytë, pasi ka organizuar në mënyrë të veçantë finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2005, e cila pa Liverpoolin të kompletojë një rikthim të jashtëzakonshëm për të mposhtur Milanin në penallti.


Stadiumi do të priste gjithashtu finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2020, ku Bayern Munich mundi PSG-në 1-0. Megjithatë, për shkak të pandemisë COVID-19, finalja u zhvendos në Estadio da Luz në Lisbonë.

UEFA nis diskutimet për zhvendosjen e vendit të finales së Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu UEFA nis diskutimet për zhvendosjen e vendit të finales së Ligës së Kampionëve

Si rezultat që Stambolli nuk priti finalen e atij viti, ata u emëruan si vendi për finalen e Ligës së Kampionëve 2023. Megjithatë, raportimet e fundit bënë të ditura se finalja mund të zhvendoset përsëri në Lisbonë nëse ka trazira në kryeqytetin e Turqisë pas zgjedhjeve presidenciale.

Raundi i parë i zgjedhjeve do të zhvillohet më 14 maj dhe besohet se ka shqetësime për mundësinë e trazirave civile nëse humbet presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan. Rivali i Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu aktualisht ka një epërsi të vogël prej pesë për qind në sondazhe, që do të thotë se zgjedhjeve mund t’u duhet një raund i dytë.

Kjo do të ndodhte më 28 maj, vetëm dy javë para finales së Ligës së Kampionëve. Siguria është e një rëndësie parësore për UEFA-n, veçanërisht pas veprimeve turpëruese të finales së vitit të kaluar në Parc des Princes në Paris, ku tifozët e Liverpoolit iu nënshtruan trajtimit të tmerrshëm nga autoritetet franceze.

Megjithatë, UEFA ka lëshuar një deklaratë për të mohuar se finalja do të zhvendoset. Në deklaratën e tyre thuhej: “Pas disa raportimeve të pasakta dhe të pabaza në media, UEFA dëshiron të sqarojë pozicionin për finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2023”.

“Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2023 do të zhvillohet në Stamboll siç ishte planifikuar, më 10 qershor 2023. UEFA nuk ka diskutime për të kundërtën me asnjë institucion politik, qeveri apo shoqatë kombëtare të futbollit”.

Burime të larta kishin minimizuar më parë mundësinë e zhvendosjes së finales, duke i thënë Mirror Football se vizita të shpeshta janë bërë në stadiumin Ataturk për të siguruar që nuk ka probleme sigurie. UEFA ka punuar për një plan emergjence që nga fillimi i këtij viti, megjithëse ai është bërë protokoll standard për ngjarjet kryesore që nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Kalo në kategori