LAJMI I FUNDIT:

“U ula në aeroplan pa e ditur se ku po shkoj”, Araujo zbulon historinë e çmendur pas kalimit të tij te Barcelona

“U ula në aeroplan pa e ditur se ku po shkoj”, Araujo zbulon historinë e çmendur pas kalimit të tij te Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo zbuloi historinë e lëvizjes së tij te skuadra katalunase në një intervistë ekskluzive për kanalin e Lay në YouTube.

Uruguaiani deklaroi se ai kishte hipur në një avion, por pa e ditur se ku do të shkonte.


“Disa vite më parë agjenti im më tha se do të nënshkruaja për një klub evropian, por ai nuk më tha se cilin. Unë u ula në një avion pa e ditur se ku po shkoj. Arrita në Madrid dhe kalova natën në një hotel absolutisht të panjohur”, deklaroi Araujo.

Përkeqësohet gjendja e Dani Alvesit në burgun e Barcelonës - shoku i tij i qelisë thotë se braziliani ka rënë në depresion
Lexo po ashtu Përkeqësohet gjendja e Dani Alvesit në burgun e Barcelonës - shoku i tij i qelisë thotë se braziliani ka rënë në depresion

“Të nesërmen agjenti më tha se është Barca. Unë thashë ‘Uau’. Asnjëherë në jetën time nuk e kisha imagjinuar se do të luaja për një klub kaq të madh. Sigurisht, kisha oferta nga ekipe të tjera në La Liga gjithashtu, por as që i mori parasysh ato”.

Uruguaiani mbërriti në Camp Nou me një marrëveshje katër milionëshe nga Boston River në vitin 2018. Vetëm një vit më vonë, Ronald bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Barcelonës.

Gjatë mandatit të tij pesëvjeçar me ekipin e parë, Araujo bëri 139 paraqitje për Barçën, duke kontribuar me 8 gola dhe 3 asistime gjatë rrugës. Sot, ai shërben me krenari si një nga katër kapitenët e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori