LAJMI I FUNDIT:

Tusquets: Nuk e di se çfarë po ndodhë te Barcelona, ​​gjithçka po zbulohet në media

Tusquets: Nuk e di se çfarë po ndodhë te Barcelona, ​​gjithçka po zbulohet në media

Carles Tusquets , ish-presidenti i komitetit drejtues të Barcelonës , ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me punën e brendshme në klub, veçanërisht mënyrën se si detajet e kontratës së Lionel Messit u zbuluan kohët e fundit në media.

70-vjeçari, i cili është zëvendësuar nga Joan Laporta pasi ky i fundit fitoi zgjedhjet presidenciale, këmbënguli se grupi i tij nuk kishte qasje në marrëveshjen e kapitenit të Barcelonës.


“Unë nuk e di se çfarë po ndodhë te Barcelona dhe gjithçka po zbulohet”, ka thënë Tusquets për Radio MARCA.

Eric Abidal nuk e mbanë më gojën mbyllur – tregon gjithçka çfarë ka ndodhur te Barcelona
Lexo po ashtu Eric Abidal nuk e mbanë më gojën mbyllur – tregon gjithçka çfarë ka ndodhur te Barcelona

“Është shqetësuese. Askush nga menaxhmenti [komiteti] nuk kishte qasje në kontratën e Messit “.

Tusquets sqaroi gjithashtu se ai kurrë nuk ka deklaruar se Messi duhet të largohet nga Barcelona në mënyrë që klubi të mund të financojë disa nga borxhet e tyre.

“Unë nuk thashë se ishte e nevojshme që [Messi] të largohej nga klubi”, shtoi Tusquets .

Si arriti Joan Laporta t’i sigurojë 125 milionë euro për Barcelonën – detaje nga pjesëmarrësit që do të ndihmojnë për transferime
Lexo po ashtu Si arriti Joan Laporta t’i sigurojë 125 milionë euro për Barcelonën – detaje nga pjesëmarrësit që do të ndihmojnë për transferime

“Ata më pyetën nëse do të ishte ekonomikisht i dobishëm dhe përgjigjja, si ekonomist, ishte e qartë. Por, unë kurrë nuk kam thënë se doja që Messi të largohej nga klubi”.

“Ai që dëshironte të largohej nga klubi në atë kohë ishte Messi. Nëse duhet të qëndrojë, ai duhet ta bëjë këtë në kushte të favorshme për Barcelonën”.

Tusquets gjithashtu e bëri të qartë se Ronald Koeman gëzonte mbështetjen e tij të plotë dhe vlerësoi personalitetin e trajnerit holandez.

‘GOAT për një arsye’ – faqja e La Ligës publikoi rekordet e Messit në ligë
Lexo po ashtu ‘GOAT për një arsye’ – faqja e La Ligës publikoi rekordet e Messit në ligë

“Unë e mbështeta Koemanin që në momentin e parë”, vuri në dukje Tusquets.

“Ai i ndjen ngjyrat [e ekipit], ai bleu një shtëpi në Barcelonë dhe ishte i pari që shkoi përpara me çështjen e pagave”, ka shtuar më tej Tusquets. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori