Turneu kualifikues, ngjarje e madhe e hendbollit dhe sportit kosovar

Në këtë event përveç nikoqirit Kosovës marrin pjesë edhe përfaqësueset e Bjellorusisë, Zvicrës dhe Malit të Zi, përfaqësuese këto cilësore por edhe me përvojë krahasuar me Përfaqësuesen e Kosovës. Mirëpo bazuar në disponimin dhe përgatitjeve që po bënë përfaqësuesja e jonë nga data 14 dhjetor pritet një rezistencë por ndoshta edhe befasi në këtë turne kualifikues. Organizimi po shkon në mënyrë të shkëlqyer, palestra ‘Shani Nushi’ tani e ka marr formën fantastike pas renovimit nga BE, kurse me shtrirjen e dyshemesë së gerflorit mbi parket palestra ka formën e një bukurosheje të vërtetë, ku shpresojmë që djelmoshat kosovar të dhënë maksimumin dhe pse jo edhe te kualifikohen, edhe pse kjo nuk është ne rend të parë, por me shumë paraqitje sa ma dinjitoze dhe organizim të mirë.
Përfaqësueset mysafire në Gjakovë arrijnë nesër dhe do të akomodohen ne Hotel PASHTRIKU, kurse Përfaqëeuesja e Kosovës do të akomodohet ne Hotel JAKOVA.
Kurse me posht po ju paraqesim edhe orarin e zhvillimit te ndeshjeve.
Kualfikimet për Kampionatin Botror U21
Grupi 5
1. Belarus
2. Switzerland
3. Montenegro
4. Kosova
Takohen: Data / Ora
Belarus -Montenegro: 09.01.2015 / 17:30
Switzerland- Kosova: 09.01.2015 / 19:30
Montenegro - Switzerland: 10.01.2015 / 17:30
Kosova - Belarus: 10.01.2015 / 19:30
Belarus - Switzerland: 11.01.2015 / 14:00
Montenegro - Kosova: 11.01.2015 / 16:00



















































