LAJMI I FUNDIT:

Tuna merr një dhuratë të veçantë nga Teuta Krasniqi për 8 mars (Foto)

Tuna merr një dhuratë të veçantë nga Teuta Krasniqi për 8 mars (Foto)

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka pak ditë që ka nisur të merret me një biznes të ri, të cilin e ka hapur në Prishtinë.

Ajo ka hapur një dyqan i cili ofron blerjen e shportave plot me fruta, të quajtur “Shporta Tuti Fruti”.


Teuta Krasniqi pafund e lumtur me familjen e saj, Adonisi dhe vajzat i japin buzëqeshjen (Foto)
Lexo po ashtu Teuta Krasniqi pafund e lumtur me familjen e saj, Adonisi dhe vajzat i japin buzëqeshjen (Foto)

Ka disa javë rresht që Teuta promovon këtë produkt të biznesit të saj të ri, gjersa së fundmi ka vendosur që shportat e tilla t’i dërgojë edhe si dhuratë tek mikeshat e saj, shumica prej të cilave janë personazhe të njohur për publikun.

Teuta i ka dërguar së fundmi këtë shportë plot me fruta të shijshëm si dhuratë për 8 mars këngëtares Tuna.

Ndërkohë, kjo e fundit ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku falenderon aktoren për këtë surprizë kaq të bukur. /Telegrafi/

Tuna merr një shportë plot me fruta nga Teuta Krasniqi për 8 mars. Foto nga InstaStory.