LAJMI I FUNDIT:

Trump nuk ka marrë ftesë për dasmën e princit Harry me Meghan, por uron që ata të jenë të lumtur

Trump nuk ka marrë ftesë për dasmën e princit Harry me Meghan, por uron që ata të jenë të lumtur

Donald Trump shpreson që princi Harry dhe Meghan Markle të jenë të lumtur, edhe nëse ai nuk merr ftesë për pjesëmarrje në dasmën e tyre.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë po ashtu se nëna e tij e ndjerë e ka dashur mbretëreshën dhe Mbretërinë e Bashkuar.


(Foto: Getty Images)

Martesa e princit britanik dhe aktores amerikane është caktuar për 19 maj të këtij viti, ndërsa është raportuar se Trump nuk do të marrë ftesë për dasmë, duke qenë se princi ka miqësi të ngushtë me Barack dhe Michelle Obama.

Plani i fshehtë i princit Harry për t'i transplantuar flokët në stilin e Rooneyt (Foto)
Lexo po ashtu Plani i fshehtë i princit Harry për t'i transplantuar flokët në stilin e Rooneyt (Foto)

Në një intervistë me Piers Morgan, kreu i Shtëpisë së Bardhë është pyetur se a ka marrë ftesë për dasmën mbretërore.

(Foto: Getty Images)

“Jo, me sa di unë”, ishte përgjigja e Trump, i cili nuk ka thënë nëse do të dëshironte të ishte pjesëmarrës apo jo në një ceremoni të tillë.

Ndërkaq, ai theksoi se pavarësisht të gjithave, dëshiron që çifti i ri të kenë lumturi në lidhjen e tyre – transmeton Telegraph.co.uk.

“Dua që ata të jenë të lumtur. Vërtet dua që të jenë të lumtur. Ata duken një çift i këndshëm”, ka thënë presidenti amerikan.

(Foto: Getty Images)

E fejuara e Harryt, Meghan Markle, ka qenë shumë kritike ndaj Trumpit, saqë para zgjedhjeve kishte thënë se do t’i braktiste SHBA-të për Kanadanë nëse ai zgjidhej president. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori