Bradley Cooper dhe Gigi Hadid u martuan në fshehtësi? Unazat ndezin spekulimet

Ka nisur të përflitet se Bradley Cooper dhe Gigi Hadid mund të jenë martuar fshehurazi, pasi u fotografuan gjatë një shëtitjeje në Paris duke mbajtur unaza në duar.
Sipas fotografive të publikuara nga DeuxMoi, Gigi mbante një unazë argjendi, ndërsa Bradley një unazë ari që i ngjante një unaze martese.
Çifti, i cili është në lidhje që nga viti 2023, u shfaq i buzëqeshur dhe duke ecur dorë për dore.
Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se ata janë martuar, ndaj bëhet fjalë vetëm për spekulime të nxitura nga unazat.
Sipas një burimi të afërt me çiftin, ata kanë arritur të balancojnë angazhimet e tyre dhe jetën familjare.
Vajzat e tyre, Khai (vajza e Gigit me Zayn Malik) dhe Lea (vajza e Bradley Cooper me Irina Shayk), kalojnë kohë së bashku dhe shkojnë shumë mirë.
Burimi shtoi se çifti ka diskutuar për ta bashkuar më shumë jetën e tyre, por nuk po nxiton me hapat e ardhshëm dhe po i lë gjërat të ecin natyrshëm. /Telegrafi/



















































