Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, dhe basketbollisti i njohur i NBA-së, Jordan Clarkson, kanë nxitur spekulime për një lidhje të mundshme, pasi kaluan së bashku një ditë të ngarkuar në New York.

Sipas TMZ, dyshja fillimisht mori pjesë në një sesion artistik me artistin Leopoldo Gout, ndërsa më vonë e përfunduan mbrëmjen në eventin prestigjioz të organizuar nga Vogue dhe CFDA, me titull United Flags of Fashion.


Fotografitë e publikuara nga New York Vintners i tregojnë Beben dhe Jordanin duke punuar së bashku në krijimin e një pikture abstrakte me ngjyra të ndezura. Në një prej imazheve, Jordan pozon para veprës artistike, ndërsa Bebe shihet duke buzëqeshur pas tij.

Foto: Instagra/@nyvintners

Në një tjetër fotografi, Rexha, Clarkson dhe Leopoldo Gout pozohen pranë pikturës së përfunduar. Basketbollisti, shumë më i gjatë se këngëtarja, e ka vendosur krahun rreth saj, ndërsa artisti mban lart dorën e mbuluar me bojë.

Sipas New York Vintners, vepra është realizuar nga të tre së bashku dhe pritet të dhurohet për bamirësi.

Pas përfundimit të aktivitetit artistik, Bebe Rexha dhe Jordan Clarkson morën pjesë në festën e organizuar nga Vogue dhe Council of Fashion Designers of America (CFDA) në Rockefeller Center, ku u fotografuan së bashku gjatë gjithë mbrëmjes.

Foto: Instagra/@nyvintners

Sipas raportimeve, ata u larguan bashkë edhe nga eventi, ndërsa shumë fansa që ndodheshin jashtë i filmuan teksa dilnin nga ambientet.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Jordan Clarkson ishte thjesht i ftuar si shoqërues i Bebe Rexhës në këtë event, apo nëse mes tyre ka lindur diçka më shumë. Daljet e përbashkëta kanë mjaftuar për të ndezur spekulimet në rrjetet sociale, por asnjëri prej tyre nuk ka komentuar deri më tani mbi natyrën e raportit të tyre. /Telegrafi/