Pas takimeve që u zhvilluan këto ditë, u arrit marrëveshja që sponsori gjeneral i klubit kosovar ta vazhdojë bashkëpunimin.

Më poshtë mund ta shihni postimin e klubit istogas.


KF Istogu nuk do të shuhet dhe lojtarët e saj nuk do të largohen, ashti siç u duk se po nisë valë e largimit të futbollistëve.

Pas lajmit se sponsori kryesor i skuadrës të KF Istogut, "Trofta" do të heqë dorë nga financimi i skuadrës, sot është marrë një vendim i radhës që është një lajm i madh për skuadrën dhe qytetarët e kësaj komune.

Pas një mbledhje të mbajtur sot mes zyrtarëve të skuadrës, zyrtarëve komunal, tifozerisë të skuadrës është vendosur që Trofta të jetë përsëri sponzor kryesor i skuadrës.

Por për kompaninë e fuqishme do të jetë tani një ndihmesë më e madhe pasi që në ndihmë të skuadrës mund të dalin edhe kompani të tjera istogase të cilat mund të derdhin fonde për ta ndihmuar skuadrën.

Ka qenë insistimi i tifozerisë "Gjimat" që KF Istogu mos të lihet në dorë të mëshirës dhe se skuadra të jetë serioze në edicionin e ardhshëm.

Përndryshe KF Istogu e përkrahur nga Trofta njihet si një nga skuadrat më korrekte në Superligë pasi që siguron dhe garanton të ardhurat për futbollistët, bonuset dhe shpenzimet e tjera. /Telegrafi/

telegrafi sport app