LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i parë i CR7 zbulon disa gjëra interesante rreth portugezit

Trajneri i parë i CR7 zbulon disa gjëra interesante rreth portugezit

Duke kujtuar rolin e tij në hapat e parë të Cristiano Ronaldos në futboll, trajneri i sulmuesit portugez te Sporting Lisbona është shumë i lumtur që e sheh tani atë në këtë nivel të Kampionatit Evropian.

Shpërngulja nga Madeira në moshën 12 vjeçare ishte një periudhë shumë e vështirë për të që të adaptohet me ambientin e ri, por Ronaldo mund të llogariste në mbështetjen e dy burrave në akademinë e Sportingut, profesor Aurelio Pereira që e dërgoi atë në kryeqytet, dhe trajnerit të tij, Leonel Pontes.


Të dy tani e shikojnë atë duke e udhëhequr vendin e tij në finalen e Kampionatit Evropian, dhe të dy ishin aty prezent kur Ronaldo ishte një nga talentët e rinj që e shikuan Portugalinë të humbë finalen kundër Greqisë më 2004.

14680659947416

Por, tani që ai e ka udhëhequr vendin e drejt finales së Parisit, Pontes tregon për zhvillimin e tij në Lisbon, përkrah disa yjeve të tjerë të kombëtares portugeze.

“Do të preferoja që ata të mos e kishin thirrur Ronaldo në atë kohë, sepse tashmë ishte një Ronaldo shumë i famshëm. Ajo ishte e tepërt për një 12 vjeçar, ai nuk dëshironte status të veçantë. Është e shkëlqyeshme që ta shoh përsëri atë në finale, përkrah të tjerëve që kam punuar te Sportingu; Rui Patricio, Jose Fonte, Adrien Silva, William Carvalho, Nani, dhe Joao Moutinho”, është shprehur Pontes për Marca.

Lexo më shumë: Ronaldo tregon çfarë i tha Balet pas ndeshjes (Video)

Ai më tutje ka thënë se Ronaldo është tani shumë i motivuar, ndërsa përgatit edhe të tjerët përveç vetës së tij.

“Ai e di që është një mundësi unike, dhe e shoh se është shumë i motivuar, ai nuk është duke e përgatitur veç veten, ai po përgatit edhe të tjerët gjithashtu. Ai ishte lider edhe në moshën 12 vjeçare, ashtu siç është tani. Nuk kishte rëndësi se çfarë ndeshje ishte. Ne ishim të barabartë në futboll, por në pingpong gjithmonë fitonte, kishte një teknikë të shkëlqyer, dhe qeshja me të pasi mundohej të më tregonte se si e bënte. Ai ishte më ndryshe nga fëmijët e tjerë”, ka thënë ish-trajneri i Ronaldos.

Lexo më shumëTallja e ish-të dashurës së Ronaldos me Messin (Foto)

Ronaldo gjithmonë ka folur me emocion të madh për dy persona që e kanë ndihmuar shumë në krijimin e karrierës së tij, Sir Alex Ferguson dhe Aurelio Pereira, kreu i akademisë së Sportingut, që ndihmoi edhe në zbulimin e Luis Figos e Paulo Futre, transmeton Koha.net.

“Më kujtohet ky fëmijë i jashtëzakonshëm që i jepte shtytje vetes çdo ditë, me një forcë e vullnet që posedonte, ai kishte gjithçka që të përmbushte ëndrrat”, është shprehur Pereira.

Lexo shumëÇfarë bën Ronaldo nën dush? Një detaj interesant i zbuluar nga bashkëlojtari

“Madje edhe në atë kohë ai kishte këtë dëshirë të madhe, ai gjithmonë e dinte se çfarë duhej të bënte për ekipin. Jam shumë krenar që e shoh atë të përfshirë tani, ai në çdo inç është kapiten. Ne shkëmbejmë mesazhe pothuajse para çdo ndeshje të madhe, dhe kur e pyes atë, përgjigja është gjithmonë e njëjtë: ‘Ne do të fitojmë!’”, ka thënë Pereira.

Ronaldo nesër ka rastin që të përmbushë një nga synimet e tij të kamotshme, triumfin në një garë të madhe me kombëtaren e Portugalisë. Kurse nesër në finalen e Euro 2016 duhet ta mposhtin Francën për ta bërë ëndrrën realitet.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori